OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka marrë një qëndrim të qartë në favor të programeve të vaksinimit të fëmijëve të dokumentuara shkencërisht, në reagimin e saj të parë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, për të zvogëluar vaksinat e rekomanduara për fëmijët në SHBA. OBSH-ja mbrojti procesin me të cilin hartohen programet e vaksinimit, duke theksuar se rekomandimet përkatëse nuk janë arbitrare, por bazohen në më shumë se 60 vjet kërkime shkencore, si dhe në vlerësimin e të dhënave nga autoritetet kombëtare shëndetësore dhe grupet e pavarura të ekspertëve. “Ajo që vjen nga OBSH-ja bazohet në shkencë”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, gazetarëve në Gjenevë, duke shtuar: “Shpresojmë që të gjitha vendet do të përdorin provat më të mira shkencore që kemi”....
Burimi:
javanews.al