Pogradec/ Jetonte i vetëm në banesë, i moshuari gjendet i pajetë
Një 85-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku jetonte i vetëm. Sipas informacioneve paraprake, djali i të moshuarit ka njoftuar policinë pasi kishte tentuar disa herë të kontaktonte me të në telefon, por nuk kishte marrë përgjigje. Pas mbërritjes në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 85-vjeçarin të pajetë. Nga këqyrjet dhe verifikimet e para dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Burimi:
gijotina.com