“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur ministrit serb për Integrimin Evropian, pas debatit të nisur nga deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një reagim në X, Dhuka kundërshton interpretimin e Beogradit për Rezolutën 1244 dhe argumentet mbi integritetin territorial, duke iu referuar edhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kryenegociatorja shqiptare thekson se debati nisi nga kërcënimi për përdorimin e ujit si instrument presioni politik dhe se pikërisht aty duhet të rikthehet. Deklarata e plotë e Kryenegociatores Majlinda Dhuka: “Më ndjeni për ndërhyjen, por, duke qenë se jam pashmangshmërisht juriste, nuk mund të rri “duarkryq” teksa shoh nevojën e qartë për një rifreskim të...