Vuçiç kërcënon me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, BE ‘i tregon vendin’

Vuçiç kërcënon me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, BE ‘i tregon vendin’

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke vlerësuar se një retorikë e tillë nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, deklaroi më 11 gusht, gjatë një konference për media, se çështjet e hapura mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të trajtohen përmes dialogut. Sipas saj, përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një kusht i rëndësishëm për avancimin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç më 9 gusht, i cili tha se autoritetet në Serbi po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Vuçiç e lidhi këtë mundësi me çështjen e prishjes...