Shqipëria ngjitet në majë/ Rama: Të parët në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria ngjitet në majë/ Rama: Të parët në botë për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është ngjitur në vendin e parë në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 98.33 pikësh. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka lidhur këtë rezultat me transformimin e sigurisë kibernetike në vend pas sulmit të korrikut 2022, duke vënë theksin te investimet në mbrojtjen e infrastrukturës digjitale dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në renditje, duke kaluar nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025 dhe tashmë, sipas tij, në krye të klasifikimit botëror.