Nga 3 shtatori ndalet importi i mishit nga Brazili/ Pas 20 vitesh, merret vendimi
Pas rreth 20 vitesh, Shqipëria pritet të ndërpresë importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, pas ndryshimeve të rregullave evropiane për produktet me origjinë shtazore. Sipas një shkrese të Ministrisë së Bujqësisë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndryshimet e përcaktuara në rregulloren zbatuese të Komisionit Evropian reflektohen drejtpërdrejt edhe në rregullat shqiptare për importin e këtyre produkteve. Në dokumentin e siguruar nga Top Channel, AKU udhëzohet të marrë masat e nevojshme për njoftimin e operatorëve që importojnë mish gjedhi dhe shpendësh nga Brazili. Sipas shkresës, zbatimi i ndryshimeve nis më 3 shtator 2026. Vendimi lidhet me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, në kuadër të kontrolleve dhe kërkesave për sigurinë ushqimore dhe përdorimin e substancave veterinare. Brazili ka...
Burimi:
ntv.al