Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër, duke i cilësuar ato si një kërcënim ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Në reagimin e tij, Berisha e ka konsideruar deklaratën e Vuçiçit si një sinjal alarmi për Kosovën dhe ka akuzuar presidentin serb se po përdor një gjuhë që, sipas tij, mund të nxisë tensione të reja në rajon. Berisha ka përdorur tone të ashpra ndaj presidentit serb, duke e përshkruar deklaratën si një “kërcënim të hapur çnjerëzor” dhe duke pretenduar se ajo lidhet me një politikë armiqësore ndaj shqiptarëve. “Do t’ju shterojë ujin!”, është shprehur Berisha, duke e cilësuar deklaratën si kërcënim ndaj Kosovës dhe qytetarëve të...
Burimi:
ntv.al