Reforma territoriale, Baçi – Ballukut dhe 12 deputetëve të PS-së: Mbani fjalën, mos shkrini Patosin dhe Divjakën
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, gjatë një interviste me moderatorin Bled Marku në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri TV, ka folur për reformën e re territoriale dhe planin për reduktimin e bashkive nga 61 në 46, duke akuzuar qeverinë Rama se po synon përqendrimin e pushtetit dhe dobësimin e pushtetit vendor.Baçi u ndal te qarku i Fierit, duke vendosur para përgjegjësisë, 12 deputetët socialistë të qarkut dhe Belinda Ballukun që të mbajnë fjalën e dhënë gjatë dëgjesave dhe të mos votojnë shkrirjen e Patosit dhe Divjakës. Sipas tij, banorët e këtyre bashkive janë kundër bashkimit, ndërsa protesta e qytetarëve është dëshmi e kundërshtimit ndaj reformës.Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu qeverinë se po i heq kompetencat pushtetit vendor dhe po i përqendron ato në...
Burimi:
syri.net