Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë, dyshohet për defekt elektrik
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës, përballë ish-shtëpisë së lindjes. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet paraprakisht se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit, si dhe rrethanat e ngjarjes. Zjarri në një banesë të katit të pestë përbënte rrezik për përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të pallatit, por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e situatës.
Burimi:
syri.net