Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar

Një zjarr përfshiu katin e pestë të një pallati në qytetin e Sarandës pasditene  sotme (11 gusht), duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri përdorej si lavanderi dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke penguar përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë defekt elektrik. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të zjarrit dhe pritet ekspertimi piroteknik. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përshkallëzimin e situatës.