Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim në Hagë deri në shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ku ai akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur të mos e miratojë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e ish-presidentit të Kosovës. Vendimi, i datës 10 gusht, vlerëson se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë nëse do të lirohej. Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se ende ekzistojnë rreziqe që ai mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të ndikojë te dëshmitarët. Sipas Trupit Gjykues, ekziston një rrezik i mjaftueshëm që Thaçi, në rast lirimi, të mund të ndërhyjë në proceset e Dhomave të Specializuara...
Burimi:
javanews.al