Ngërçi politik, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave eurove nga BE-ja

Ngërçi politik, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave eurove nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026. Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme. Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e...