Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (11 gusht) në aksin Milot-Rrëshen, me pasojë 2 persona të plagosur, por pa rrezik jete. Mësohet se drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga kryesore. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi 25-vjeçar i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.