Aksident në aksin Delvinë–Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin. Transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident në aksin Delvinë–Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin. Transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë–Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj. Sipas të dhënave paraprake, në afërsi të një pike karburanti, autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar fillimisht nga vendngjarja, ndërsa më vonë është kapur nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Nga testi i alkoolit, drejtuesi ka rezultuar me vlerën 0.00 mg/l. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. 65-vjeçari është transportuar fillimish me ambulancë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka pësuar...