Aksidenti me 4 të plagosur në Gjirokastër, policia zbardh detajet
Një aksident rrugor është regjistruar gjatë mesnatës në aksin rrugor Gjirokastër–Lazarat, ku si pasojë janë dëmtuar katër persona. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, kur automjeti me drejtues shtetasin M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 17-vjeçar. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë. Të katër personat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Ngjarja mbetet nën hetim. NJOFTIMI I PLOTE Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 00:15, në aksin...
Burimi:
argjiroja.net