Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i babait të saj. Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, drejtuesi Ergys Marku ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, Ajla Marku.Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Burimi:
argjiroja.net