Tërmet i fortë në Himarë, lëkundjet ndjehen edhe në Vlorë e Sarandë

Tërmet i fortë në Himarë, lëkundjet ndjehen edhe në Vlorë e Sarandë

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar pas mesnatës në jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 00:35 me orën lokale. Lëkundja ka pasur një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Tërmeti është ndier edhe në zona të tjera të vendit, ndërsa ka krijuar panik te banorët. Nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.