Tërmet në jug të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në jug të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Tërmet 4.5 ballë në jug të vendit, epiqendra pranë Borshit – lëkundje të forta edhe në Sarandë. Një tërmet me magnitudë të vlerësuar 4.5 ka goditur jugun e Shqipërisë pak pas mesnatës, rreth orës 00:35 të së dielës, 30 gusht. Sipas të dhënave paraprake dhe hartës së lokalizimit, epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Borshit, ndërsa lëkundjet janë ndier dukshëm në Sarandë dhe në zona të tjera të jugut të vendit. Tërmeti është ndier gjithashtu në një territor të gjerë, deri në zona të Greqisë. Menjëherë pas lëkundjes kryesore janë regjistruar raportime nga qytetarë në disa zona të bregdetit dhe jugut të Shqipërisë.