Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!
Ish-zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka mbledhur këtë të shtunë deputetët e qarkut që drejton, në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste. Në një postim në Facebook, Balliuku shkruan se tashmë është koha për të dëgjuar dhe për nismën Praninë Besnike. Po ashtu ish-zv.kryeministrja thekson në postimin e saj është koha për të ngritur shërbimin ndaj njerëzve në një nivel tjetër. “Koha për të dëgjuar! Koha për Praninë Besnike, në çdo cep të vendit! Koha për të ngritur shërbimin ndaj njerëzve në një nivel tjetër”, shkruan Balluku në Facebook.
Burimi:
argjiroja.net