Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve
Kryeministri Rama mblodhi sot drejtuesit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit. Dreka e punës ishte vijimi i mbledhjeve që kryesocialisti ka bërë me ministra dhe drejtues të partisë për strategjinë e re të Partisë Socialiste për sjelljen me qytetarët para zgjedhjeve vendore. “Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë patëm një diskutim të dobishëm për organizimin e pranisë besnike, metodologjinë e Besës dhe sistemin e ri të Pasqyrë Albania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale kryeministri Rama. Në dokumentin e paraqitur theksohet se nuk është sfidë vetëm beteja për faktet,...
Burimi:
argjiroja.net