“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

Duket një skenar filmi, por në këtë rast është ngjarje e vërtetë. Donald Trump ndërroi avionët në mënyrë sekrete, ndërsa u largua nga samiti i NATO-s në Turqi muajin e kaluar. Mediat amerikane raportojnë se kjo u bë për shkak të një kërcënimi të mundshëm për jetën e Presidentit nga Irani. Lideri i Shteteve të Bashkuara hipi në bordin e Air Force One përballe telekamerave, përpara se të zhvendosej përmes një kamioni kateringu të aeroportit dhe të transportohej në një avion ushtarak, pa dijeninë e gazetarëve dhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Washington Post”. Mediat në SHBA, përfshirë CNN, raportojnë se shërbimi sekret amerikan kishte zbuluar informacione të besueshme se Irani do të qëllonte një raketë kundër avionit. Shtëpia e Bardhë...