Angelina Jolie flet për filmin e saj më të ri ‘Without Blood’, shërim pas traumës

Angelina Jolie flet për filmin e saj më të ri ‘Without Blood’, shërim pas traumës

Angelina Jolie, aktorja fituese e çmimit Oscar, zbuloi se filmi me regji të saj është tërësisht rreth “shërimit pas traumës”. Në një intervistë me revistën People, Jolie zbuloi se çfarë e tërhoqi drejt romanit të Alexandro Baricco dhe si ndihej e lidhur emocionalisht me të: “U tërhoqa nga romani i shkruar bukur i Alessandro Baricco sepse shqyrton të vërtetat universale rreth konfliktit, kujtesës dhe asaj që do të thotë të jesh njeri”. “Zgjodha t’i qëndroja shumë besnike. Qasja ime ishte të formësoja dhe redaktoja më shumë sesa të shkruaja”, shtoi ajo. Duke reflektuar mbi mesazhin e fuqishëm të filmit, Jolie tha: “Filmi është për këdo që kërkon përgjigje dhe shërim pas traumës”. “Libri diskuton se si shpesh ‘kthehemi aty ku thyhemi’. Kjo është e vërtetë...