Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh në “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës” në Shkodër
Në zemër të Shkodrës, turistë vendas dhe nga e gjithë bota, kanë mundësi të njihen me një prej periudhave më të errëta të Shqipërisë, përmes muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, i ngritur për të ruajtur dhe dokumentuar persekutimin politik gjatë regjimit komunist. Vit pas viti ai ka nxitur kureshtjen e vizitorëve për t’u njohur nga afër me një prej burgjeve që ekzistonte në mes të qytetit, e ku sot qelitë, dokumentet dhe objektet brenda tij, janë një dëshmi edhe për brezin e ri. “Është një trend me rreth 30 përqind i rritjes se vizitorëve dhe ne jemi te lumtur sepsë kjo dëshmon për punën e përditshme në muze dhe interesin që ka për këtë gjë”, thotë Pjerin Mirdita, përgjegjës i muzeut “Vendi i Dëshmisë...
Burimi:
vizionplus.tv