Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien ndesh me dialogun
Deklaratat për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Beogradi po shqyrton mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit. Në përgjigjen e dhënë për Radion Evropa e Lirë, theksohet se duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nxisin tensione. “Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen.” Reagimi i Brukselit vjen dy ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritetet serbe po e shqyrtojnë, në bashkëpunim me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Kreu i shtetit serb e lidhi këtë me...
Burimi:
vizionplus.tv