Skema e Investimeve, fermerja në Lushnjë nis ndërtimin e një serre të re, synon tregjet europiane
Skema e Investimeve, pjesë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, po mbështet zgjerimin dhe modernizimin e investimeve në sektorin bujqësor, duke u krijuar fermerëve mundësi për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe fuqizimin e potencialit për eksport. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) solli shembullin e fermeres Nertila Bufazi në Lushnjë, e cila, pas aplikimit dhe kontraktimit në Skemën Kombëtare të Investimeve, pritet të nisë ndërtimin e një serre të re prej 20 dynymësh. Bufazi, tregon se e nisi biznesin e saj bujqësor rreth 10 vite më parë me vetëm 2 dynymë serra. Sot ajo kultivon perime në një sipërfaqe prej 30 dynymësh, ndërsa investimi i ri do të zgjerojë më tej kapacitetet e prodhimit. Në bashkëpunim me pikat e grumbullimit, prodhimet nga...
Burimi:
sot.com.al