Narko-euro nuk e ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

Narko-euro nuk e ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

Monedha e përbashkët po bie me shpejtësi në këto ditë të nxehta të gushtit, teksa kulmi i sezonit ka rritur ofertën e valutës në treg, si rrjedhojë e prurjeve të turistëve të huaj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 92.96 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Vetëm gjatë gushtit, monedha e përbashkët është nënçmuar me 0.57 lekë. Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro këmbehet me 3.8 lekë më pak, me një nënçmim prej gati 4%. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij. Në krahasim me kulmin e tij prej rreth 140 lekësh,...