Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

Të paktën 1207 të rinj kanë mundësinë që të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të hedhin një hap drejt punësimit në administratën publike. Thirrja e 11-të e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u ofron të rinjve nga 21 deri në 29 vjeç, mundësinë për të fituar përvojë profesionale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre. Nga kjo nismë mund të përfitojnë të rinjve të diplomuar në ciklin Bachelor ose Master, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht. Ndërkohë që periudha e zhvillimit të praktikave është parashikuar në periudhën shtator –dhjetor të këtij viti. Pozicionet e punës në administratën shtetërore, ofrohen nga institucionet publike dhe 48 bashki në të gjithë vendin. Praktika zgjat 3 muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në formën...