“Siguria i kalon Policisë së Kosovës”/ KFOR nis tranzicionin gradual nga Ura e Ibrit

“Siguria i kalon Policisë së Kosovës”/ KFOR nis tranzicionin gradual nga Ura e Ibrit

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas KFOR-it, ky hap është pjesë e optimizimit të pranisë ushtarake pas vlerësimit për përmirësimin e situatës së sigurisë në zonë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar këtë proces si një lajm mjaft pozitiv, duke konfirmuar se përgjegjësia e sigurisë mbi urë do t’i kalojë plotësisht shërbimeve vendore. “Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës. Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së...