Pakti i heshtjes: si e zgjidhi Real Madrid betejën me Vinicius dhe Arsenal-in?
Real Madridi i ka dhënë fund një prej sagave më dramatike të transferimeve të muajve të fundit. Një marrëveshje përfundimtare me yllin brazilian Vinicius Junior i zgjat kontratën deri në vitin 2032, duke vulosur një marrëveshje që pothuajse dështoi për shkak të parave. Gazeta spanjolle “Sport” zbuloi se bisedimet midis dy palëve u zvarritën për një vit e gjysmë, të shënuara nga tensione serioze mbi kërkesat financiare të lojtarit. Në moshën 26 vjeç, Vinicius e sheh këtë si kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai kërkoi një pagë neto deri në 30 milionë euro në vit, plus një bonus të madh rinovimi dhe klauzola të përmirësuara të të drejtave të imazhit. Real Madridi refuzoi të thyente strukturën e pagave në dhomën e zhveshjes,...
Burimi:
telesport.al