Banesë super luksoze dhe teknologjike, Salah do të jetojë si mbret në Turqi (Video)
Media turke ka zbuluar shtëpinë luksoze ku ylli egjiptian Mohamed Salah po përgatitet të jetojë në qytetin e Trabzonit pas transferimit të tij te Trabzonspor. Lojtari ka zgjedhur një vilë luksoze në zonën e Yalıncak si vendbanimin e tij me familjen. Faqja turke e internetit Haberler raportoi se Salah ishte i impresionuar nga vila, e cila ndodhet në një sipërfaqe totale prej rreth 975 metrash katrorë. Ajo ka një pishinë të brendshme, një sauna, një palestër dhe një dhomë kinemaje, së bashku me një sistem të përparuar të shtëpisë inteligjente. Salah i kaloi ditët e tij të para në Trabzon brenda një suite mbretërore në një nga hotelet e qytetit përpara se të vendosej në shtëpinë e tij të përhershme. 8 dhoma dhe 6 banjo...
Burimi:
telesport.al