Ngërç institucional/ Kosova pa datë për vazhdimin e seancës, Kurti: Marrëveshje, për të shmangur zgjedhjet

Ngërç institucional/ Kosova pa datë për vazhdimin e seancës, Kurti: Marrëveshje, për të shmangur zgjedhjet

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ndërprerja e seancës së së shtunës, pas incidentit me vezët ndaj Albin Kurtit, ende nuk ka një indikacion se kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Kryesuesi Avni Dehari ka akuzuar deputetët e opozitës se nuk duan marrëveshje, ndërsa Kurti u ka bërë sërish thirrje partive parlamentare të ulen në dialog. Kreu i Vetëvendosjes tha se është në komunikim me LDK-në, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. Sipas Kurtit, qytetarët nuk duan një proces të ri zgjedhor, por një zgjidhje politike për ngërçin institucional. “Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi çdo ditë që të arrijmë marrëveshje politike, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e...