EtnoFest përmbyllë edicionin e 16-të, ndahen 21 çmime 

EtnoFest përmbyllë edicionin e 16-të, ndahen 21 çmime 

Mbrëmë është mbyllë edicioni i 16-të i EtnoFest, ku edhe janë ndarë çmimet për 21 performanca, shkruan KultPlus.  Para ndarjes së çmimeve, me performancë artistike është prezantuar “Echos of Origin” me Flaka Gorancin, mbrëmje që prezantoi këngë të njohura shqiptare, por që janë sjell në një mënyrë mes traditës e klasikes.  Më pas, juria profesionale në përbërje të: Bislim Muçaj Kryetar, Arta Arifi anëtare, Agron Gërguri anëtar, kanë ndarë çmimet në këto kategori: Etnoperformanca më e mirë: “Echos of Origin” me Flaka Goranci.  Për trajtimin më të mirë artistik të rrënjëve, ku zëri i saj unik dhe ndërthurja e traditës me modernen krijojnë një lidhje magjike të kujtesës sonë kulturore. Etnoansambli më i mirë: “Vullkani i Istogut”, Istog. Për energjinë, autenticitetin dhe ruajtjen e traditës...