DokuFest XXV eksploron kujtesën, identitetin dhe tregimet që bartim përmes kinemasë

DokuFest XXV eksploron kujtesën, identitetin dhe tregimet që bartim përmes kinemasë

DokuFest XXV vazhdoi ditën e katërt të festivalit me një program të fokusuar në kujtesën në të gjitha format e saj, personale, të trashëguar dhe kolektive, duke sjellë para publikut filma dokumentarë, diskutime, masterklasa dhe ekspozita që trajtojnë mënyrën se si kinemaja ruan historitë dhe formëson mënyrën se si ne e kujtojmë dhe kuptojmë të kaluarën. Përmes shfaqjeve, bisedave dhe takimeve artistike në hapësira të ndryshme të Prizrenit, festivali trajtoi tema si identiteti, përkatësia dhe kujtesa, duke vënë në pah fuqinë e dokumentarit për të lidhur përvojat individuale me historitë më të gjera shoqërore. Një nga pikat kryesore të ditës ishte Këndi DwP (Dealing with the Past), i kuruar nga Humanitarian Law Center Kosovo, i cili vazhdon t’u ofrojë vizitorëve një hapësirë për reflektim, dialog...