Haxhiu pret senatoren amerikane Joni Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara

Haxhiu pret senatoren amerikane Joni Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara

Ushtryesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka pritë në takim senatoren amerikane Joni Ernst, të cilën edhe e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. “Sot prita në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me senatoren Ernst diskutova për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, e dekorova senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave,...