Një ekspozitë personale për Xhevdet Xhafën në Galerinë Kombëtare të Kosovës 

Një ekspozitë personale për Xhevdet Xhafën në Galerinë Kombëtare të Kosovës 

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar për hapjen e ekspozitës të parë personale të artistit Xhevdet Xhafa, ekspozitë që do të hapet më 10 shtator 2026 në Galerinë Kombëtare. “Xhevdet Xhafa (l. 1934, Pejë, Kosovë), një nga figurat themeluese të artit modern në Kosovë, ka zhvilluar një praktikë artistike për më shumë se gjashtë dekada, duke punuar në pikturë, vizatim, grafikë dhe performancë”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.  Still Running sjell së bashku vepra të realizuara përgjatë kësaj periudhe, duke vënë në fokus vazhdimësinë e praktikës së Xhafës dhe angazhimin e tij të qëndrueshëm me kujtesën, lirinë, dinjitetin njerëzor dhe marrëdhënien mes individit dhe historisë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 nëntor 2026 dhe është kuruar nga familja./ KultPlus.com