Në momentin më kritik/ Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Në një moment kur situata me zjarret vijon të jetë e rënduar në disa zona të vendit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas burimeve, Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga posti. Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e dorëheqjes dhe mbetet e paqartë nëse largimi lidhet me situatën e krijuar nga zjarret apo me arsye të tjera. Dorëheqja vjen në një periudhë të vështirë për strukturat e emergjencave dhe shërbimin zjarrfikës, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për përballimin e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.
Burimi:
ntv.al