U gjet i vrarë, dhe i mbyllur brenda makinës së shërbimit/ Mbetet mister vdekja e policit 38-vjeçar në Athinë
Hetimet për vdekjen e oficerit 38 vjeçar të policisë i cili u gjet i vdekur brenda një makine shërbimi konvencionale në Agios Dimitrios janë në kulmin e tyre nga autoritetet që po shqyrtojnë të gjitha mundësitë. Oficeri i policisë i cili shërbente në Nëndrejtorin e Patrullës së Athinës, u gjet në sediljen e shoferit, brenda automjetit të mbyllur, në kryqëzimin e rrugëve Pikrodafnis dhe Vouliagmenis. Hetimet veçanërisht janë përqëndruar tek gjetjet në trupin e tij. Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte gërvishtje në qafë dhe mavijosje në duar , prova që janë nën mikroskopin e studiuesve për të përcaktuar se si janë shkaktuar ato dhe nëse kanë lidhje me vdekjen e tij. Gjetjet e para të ekspertit ligjor Sipas informacioneve nga burime policore, patologu mjeko-ligjor...
Burimi:
sot.com.al