Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin
Një aksident u regjistrua sot në 11 gusht në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Përparim. Një kamionçinë u karambolua me një autobus, raporton gazetari i Klan News Fatos Salliu. Si pasojë e aksidentit ka pasur dëme materiale, ndërsa udhëtarët kanë pësuar tronditje, por se nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes shkoi policia për të normalizuar trafikun dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Burimi:
javanews.al