Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka ndarë pamje nga kontrollet në rrugë, ku teknologjia përdoret për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari thekson se, krahas qytetarëve, teknologjia është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rrugore. “Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia”, shkruan ministri, ndërsa shton se rritja e numrit të turistëve dhe e qarkullimit të mjeteve sjell edhe një përgjegjësi më të madhe për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në rrugë. Sipas Lamallarit, radarët, dronët dhe automjetet inteligjente mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të trafikut, duke identifikuar shpejtësinë, shkeljet dhe sjelljet që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Më tej,...