Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend
Ditën e sotme (12 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti, sipas SHMU-së, parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit. Era do fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al