Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet
Një nga fenomenet më të rralla astronomike të viteve të fundit po tërheq vëmendjen në Europë. Një pjesë e shteteve europiane do të përjetojnë sot fenomenin e rrallë, ku Hëna kalon përpara Diellit duke krijuar një eklips diellor, i cili në disa zona të kontinentit është i plotë, ndërsa në vende të tjera shihet pjesërisht. Eklipsi i plotë është i dukshëm përgjatë një korridori të ngushtë që përfshin pjesë të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës veriore, ku për disa minuta Dielli mbulohet plotësisht dhe qielli errësohet. Në zonat jashtë këtij korridori, përfshirë pjesë të mëdha të Europës, fenomeni shfaqet si eklips i pjesshëm. Në Greqi, eklipsi mund të vërehet vetëm pjesërisht dhe kryesisht në pjesët veriperëndimore të vendit. Sipas të dhënave astronomike, në disa zona pranë...
Burimi:
vizionplus.tv