Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Forcat izraelite kanë vijuar arrestimet, bastisjet dhe shembjet e banesave në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se situata në këtë territor ka arritur në një “pikë kritike”. Vetëm të martën, të paktën 23 palestinezë u arrestuan, mes tyre edhe dy fëmijë, ndërsa disa familje u zhvendosën pas prishjes së banesave dhe strukturave të tjera. Sipas agjencisë palestineze Uafa, 11 persona u arrestuan në zonën e Jeninit dhe pesë të tjerë në zonën e Betlehemit. Në Luginën veriore të Jordanit u arrestua edhe një burrë teksa kulloste bagëtinë. Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuara. Në fshatin Tal, në jugperëndim të Nablusit, forcat izraelite shembën shtëpinë e familjes së Farouq Ramadan, një...