Kombëtarja e të Amputuarve në edicionin e 13-të të “Inclusion Cup”

Kombëtarja e të Amputuarve në edicionin e 13-të të “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua në Saint Gallen të Zvicrës, nga data 6 deri më 9 gusht 2026, duke u bërë pjesë e një aktiviteti që përmes futbollit përcjell mesazhe të forta të gjithëpërfshirjes, socializimit dhe mundësive të barabarta. Turneu mblodhi së bashku ekipe dhe sportistë të kategorive të ndryshme, duke përfshirë 12 ekipe U17 për djem dhe vajza, 4 ekipe të personave të amputuar, ekipe të “Ëalking Football”, si edhe skuadra të personave me aftësi të kufizuara. Për tri ditë me radhë, më shumë se 200 futbollistë dhe futbolliste krijuan një atmosferë të veçantë sportive dhe njerëzore në terrenet sportive përreth “Sitter Stadion”, duke dëshmuar edhe një herë forcën e...