Trajneri/ Enrike: PSG synon të barazojë rekordin e Realit me 3 Champions radhazi

Trajneri/ Enrike: PSG synon të barazojë rekordin e Realit me 3 Champions radhazi

PSG po përgatitet për finalen e tyre të parë të sezonit. Kampionët e Evropës, do të synojnë të mbrojnë trofeun e Superkupës së Evropës ku përsëri do të përballen me një skuadër angleze, kësaj here Aston Vila. Trajneri i PSG-së, Luis Enrike tregoi synimin e tij për këtë sezon duke thënë se dëshiron të barazojë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve rresht. “Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve radhazi. Për momentin kemi një sfidë unike, diçka pothuajse të paprecedentë në historinë e futbollit evropian. Askush nuk ka fituar tri Champions League radhazi, përveç Real Madridit. Ne mund t’i barazojmë, nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”,...