Ende aktiv zjarri në Drenie të Patosit, nis ndërhyrja për shuarjen! Gjatë natës flakët iu afruan banesave

Ende aktiv zjarri në Drenie të Patosit, nis ndërhyrja për shuarjen! Gjatë natës flakët iu afruan banesave

Në Drenie të Patosit vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit. Në terren janë angazhuar 30 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera. Kjo vatër zjarri është aktive prej disa ditësh dhe për shkak të intesitetit të martën u desh edhe ndërhyrja nga ajri me dy avionë.