U shemb një muaj pas ndërtimit, shqiptarët paguajnë sërish! 930 mijë € për Unazën e Burrelit
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që rëndon mbi taksapaguesit. Unaza e Burrelit, një segment rrugor vetëm 960 metra i gjatë, po rikthehet në qendër të vëmendjes për shkak të kostos së saj për buxhetin e shtetit. Rruga, e ndërtuar në vitin 2005 nga kompania “Ulza”, kushtoi fillimisht rreth 1.3 milionë euro. Por investimi nuk zgjati shumë. Vetëm një muaj pas përfundimit të punimeve, segmenti pësoi shembje dhe doli jashtë funksionit. Në atë kohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se do të kryente një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e problemit dhe ndërhyrjen që duhej bërë. Tashmë është përcaktuar edhe kostoja e rikthimit të rrugës në funksion: rreth 930 mijë euro të tjera nga fondet publike....
Burimi:
syri.net