Vizita e Alex Soros në Shqipëri, Demiraj: Një përpjekje për të shpëtuar investimin 25-vjeçar

Vizita e Alex Soros në Shqipëri, Demiraj: Një përpjekje për të shpëtuar investimin 25-vjeçar

Koloneli Dritan Demiraj ka komentuar vizitën e Alex Soros në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Demiraj tha se diplomatët amerikanë të administratës së re amerikane janë ndryshe nga ata të administratës Biden, dhe politikanë të tjerë ndërkombëtarë që kanë vizituar Shqipërinë. Sipas tij, prania e Alex Soros në takime të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama tregon për një strategji për dominimin e politikës shqiptare në të gjitha krahët e saj. Demiraj u shpreh se, Soros ka ardhur në Shqipëri për të shpëtuar investimin 25-vjeçar të tij, për të identifikuar elementë të rinj, përveç Edi Ramës. ‘Diplomatët amerikanë dhe në mënyrë të veçantë të kësaj administrate nuk janë si Marta Kosi dhe kompani, dhe ambasadorët e Bashkimit Evropian në...