WENDT VETEM NJE FIRME LARG NGA TIRANA

WENDT VETEM NJE FIRME LARG NGA TIRANA

Eric P. Wendt ka kaluar pengesën kryesore drejt marrjes së detyrës si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pas konfirmimit të kandidaturës së tij nga Senati amerikan. Tashmë procedura është zhvendosur nga Kongresi drejt Shtëpisë së Bardhë. Albanian Post ka mësuar se në këtë fazë përgatitet dokumenti i komisionit presidencial (commission document), i cili firmoset nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara përpara betimit dhe marrjes së detyrës nga ambasadori. Nuk ka një afat të përcaktuar publikisht për përfundimin e këtij hapi dhe, deri tani, nuk është bërë e ditur një datë për mbërritjen e Wendt në Tiranë. Wendt mes 74 emërimeve të Trump Konfirmimi i Wendt erdhi në kuadër të një pakete të gjerë nominimesh të Presidentit Donald Trump. Sipas Reuters, Senati miratoi 74...