Bomba plasi në Beograd/ Spahiu: Zelensky është në panik nga ndarja e Ukrainës dhe nuk pyet shumë për Kosovën
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Beograd, duke i cilësuar qëndrimet e tij për Kosovën si të turpshme. Spahiu tha se Zelensky, sipas tij, është përpjekur të “flirtojë” politikisht me aktorë të ndryshëm në arenën ndërkombëtare. Duke komentuar qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës, Spahiu e lidhi pozicionin e presidentit ukrainas me shqetësimet që Kievi ka për integritetin territorial të vendit. “Në tërësinë e vet Zelensky ka tentuar të flirtojë me shumë palë në diplomaci dhe politikë. Nuk është një surprizë, sepse në bindjen e tij personale ai është kundër krijimit të shteteve të reja. Në tërësinë e vet, ai është në panik nga shkëputja, ndarja e Ukrainës dhe shikon interesin e ngushtë...
Burimi:
ntv.al