“Rubio u tregoi të gjithëve katastrofën ku ndodhemi”/ Reagon Vasili: Largimi i Edi Ramës nga detyra, është mision
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, me një frazë të vetme ka asgjësuar ekonominë kriminale të kanabisit, kullave dhe betonit si lavatriçe të pastrimit të parave. Sekretari amerikan Rubio deklaroi: ‘Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.’ Pasqyrë më të qartë për të parë se ç’po ndodh në Shqipëri nuk ka. Edi Rama e ka shkatërruar strukturën ekonomike të vendit, bazuar në skenarin mafioz të krijimit të ekonomisë së kanabisit dhe kullave. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend ku mbillet kanabis anë e mbanë territorit, ku...
Burimi:
sot.com.al